LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S10 mund të vijë me një ekran masiv, prej 6.66 inç

Galaxy S10 mund të vijë me një ekran masiv, prej 6.66 inç

Një ditë tjetër, një tjetër thashetheme për Samsung Galaxy S10. Në fakt këtë herë, ka dy prej tyre. Versioni 5G i Galaxy S10 mund të mburret me një ekran që është shumë masiv, prej 6.66 inç. Kjo është më shumë se Note 9 dhe iPhone XS Max.

Sipas Ice Universe, shpesh të besueshëm, ndërsa modeli standard i Samsung Galaxy S10 mund të ketë vetëm një ekran prej 6.11 inç, versioni më i mirë për blerësit e hershëm, do të ketë një ekran 6.66 inç.


Kjo do ta bënte Galaxy S10 telefonin me ekranin më të madh, nga një kompani e madhe. Do të tejkaloj Galaxy Note 9 dhe iPhone XS Max, që vijnë me 6.4 inç dhe 6.5 inç respektivisht.

Megjithatë, ngazëllimi rreth S10 nuk përfundon këtu sepse Ice Universe ka postuar gjithashtu se, “Ngarkimi i telefonave Samsung me 15 watt do të bëhet histori”, gjë që ka kuptim, sepse ngarkimi i Samsung, të paktën në letër, është duke mbetur prapa markave rivale Android. Për shembull, Huawei P20 Pro përdor ngarkimin 40W. /Telegrafi/