LAJMI I FUNDIT:

Gabimi fatal kur pastroni që edhe shumica e bëjnë: Assesi nuk duhet ta bëni këtë çmenduri!

Gabimi fatal kur pastroni që edhe shumica e bëjnë: Assesi nuk duhet ta bëni këtë çmenduri!

Duhet qenë të kujdesshëm dhe të pengoni përhapjen e virusit, mirëpo ekzistojnë disa gabime të zakonshme të cilat njerëzit i bëjnë me rastin e pastrimit – si për shembull, përzierjen e mjeteve për pastrim

Kohë më parë një hulumtim ka treguar që njëri ndër 20 persona e bën pikërisht këtë gabim nga frika e infektimit. Nëse përzieni bashkime të gabueshme, ato mund të jenë potencialisht të rrezikshme dhe fatale, transmeton Telegrafi.


Pasojat mund të jenë të tmerrshme

Për fillim, disa kimikate reagojnë ndaj njëra-tjetrës në mënyrë të keqe, gjë që mund të keni pasoja të rrezikshme, duke përfshirë edhe atë që ju mund të sëmureni. Për shembull, me përzierjen e zbardhuesit dhe amoniakut do të krijohet ré helmuese, e cila mund të shkaktojë irritim të syve, probleme respiratore dhe dëmtim të organeve, theksojnë ekspertët.

Shembujt e tjerë përfshijnë përdorimin e zbardhuesit me uthull apo lëng limoni. Kurrë mos e bëni këtë!

Kjo përzierje do të krijojë avullim i cili mund të shkaktojë djegie kimike dhe do të sulmojë sistemin e frymëmarrjes, por mund të jetë edhe fatal nëse bëhet në hapësirë ku nuk ka ajër të freskët.

Por mos e bëni këtë as jashtë!

Ndonjëherë pa vetëdije i përzieni kimikatet

Sipas ekspertëve, nuk do të duhej t’i përzieni as zbardhuesin dhe alkoolin; kur do të ndodhë interaksioni i elementeve nga këto dy produkte, toksiciteti vepron sikur kloroformi, nga i cili mund të humbni vetëdijen. Nëse thithni sasi tepër të mëdha, mund t’ju vrasë.

Ndonjëherë ndoshta edhe nuk e vëreni që po i përzieni kimikatet – për shembull, kur pastroni gypat shkarkues të banjës.

Nëse keni qitur produktin për pastrimin e gypave shkarkues të banjës, ndërsa nuk ka pasur sukses, mos e shtoni menjëherë produktin tjetër. Ato produkte do të mund të përzihen në gypa të kanalizimit, të cilat gjithashtu mund të jetë të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori