Gabimet më të mëdha që i bëjnë prindërit kur fëmija i tyre ka temperaturë
Temperatura e lartë te fëmijët është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të ndryshme. Prindërit zakonisht i perceptojnë ethet si një ngjarje dramatike që tregon një sëmundje të rëndë të fëmijës, por nuk duhet të jetë kështu.
Janë disa gabime që prindërit i bëjnë më shpesh kur fëmija i tyre ka temperaturë. Pediatrja Alanna Levine shpjegoi se cilat janë këto gabime dhe si mund ta dëmtojnë fëmijën tuaj.
Jeni duke e mbinxehur fëmijën
Mjekja pediatre paralajmëron se nuk duhet asnjëherë ta ngrohni një fëmijë që ka temperaturë. Gjegjësisht, në fazën e rritjes së temperaturës, fëmija ankohet për ftohtësi, duart dhe këmbët mund të jenë të ftohta dhe të ketë temperaturë. Dëshira e prindërve është që ta kënaqin automatikisht fëmijën, që do të thotë ta ngrohni me rroba, ta mbuloni dhe të ngrohni dhomën ku qëndron.
“Në këtë mënyrë ju vetëm inkurajoni më tej rritjen e temperaturës dhe mbinxehjen e fëmijës dhe rrezikoni konvulsione febrile, veçanërisht te fëmijët më të vegjël se dy vjeç”, shpjegon Levine duke shtuar se prindërit duhet ta bëjnë pikërisht të kundërtën – ta zhvishen fëmijën. Jepini lëngje, supozitorë ose shurup, bëni dush ose lajeni me ujë të vakët, thajeni pak dhe visheni me rroba të ajrosura e të lirshme pambuku.
Po kështu, pediatrja thekson se është e nevojshme të monitorohet çdo orë temperatura dhe të reagohet nëse kërcen papritur ose nuk mund të zbresë fare.
Shkoni menjëherë në spital
Një temperaturë në vetvete nuk është një emergjencë, veçanërisht nëse nuk është shumë e lartë. Kjo është pikërisht arsyeja pse shumica e prindërve gabojnë duke e çuar menjëherë një fëmijë me temperaturë në spital.
“Fatkeqësisht, shumë prindër reagojnë shumë shpejt dhe bëjnë panik kur nuk ka nevojë. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se temperatura e ngritur është në fakt mekanizmi mbrojtës i fëmijës që e ndihmon atë të luftojë kundër sëmundjes ose infeksionit. Sido që të jetë, nuk është urgjencë nëse temperatura nuk është shumë e lartë ose largohet me supozitorë ose shurup”, shpjegon Levine.
Jepni ilaçe pa u konsultuar me pediatrin
Çdo trajtim apo terapi pa konsultim paraprakisht me pediatrin është thjesht i ndaluar dhe një ide shumë e keqe, paralajmëron mjekja.
“Shumica e prindërve janë të kujdesshëm me mjekimin, por ka edhe nga ata që do t’i japin fëmijës së tyre bar për ulje të temperaturës pa u konsultuar më parë me një pediatër. Kjo nuk është aspak e zgjuar, këtë ua them të gjithë pacientëve të mi. Ashtu si ju nuk do ta tepronit me ndonjë ilaç pa recetë për vetveten kundër ndonjë gjendje të rëndë. Duhet ta bëni të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj, përndryshe mund të bëni më shumë dëm sesa dobi”, ka shpjeguar Alanna. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës