LAJMI I FUNDIT:

Gabigol: Dua të kthehem te Interi, ta tregojë veten

Gabigol: Dua të kthehem te Interi, ta tregojë veten
Gabriel Barbosa (Getty Images)

Gabriel Barbosa i njohur ndryshe si Gabigol këmbëngul se do donte të ktheje te Interi pas huazimit të tij në skuadrën braziliane, Santos.

Sulmuesi brazilian u bashkua me Interin në verën e vitit 2016 për një çmim që përfundimisht arriti 33.5 milionë euro, por ai shënoi vetëm një gol dhe nuk bëri asnjë paraqitje si titullar në Serie A.

Pas një gjashtëmujori të dështuar të huazimit në Benfica më parë këtë sezon ai u huazua përsëri në Santos, por 21-vjeçari nuk mendon se karriera e tij në Evropë ka mbaruar, pasi pret të kthehet te Interi.


Doracaku Inter - Si t'i digjni 70 milionë euro për një ditë
Lexo po ashtu Doracaku Inter - Si t'i digjni 70 milionë euro për një ditë

“Kam mësuar shumë gjëra në Evropë”, ka thënë fillimisht Gabigol për FCInterNews.

Gabigol pati pak mundësi ta tregojë veten te Interi (Getty Images)

“Dallimi kryesor është se tani po luaj rregullisht. Unë ndiej besimin e tyre në mua dhe më duhet të luaj më mirë dhe të shoh se çfarë mund të bëj”.

“Interi ishte një periudhë e të mësuarit dhe rritjes, si në fushë ashtu edhe si njeri. Kam mësuar shumë duke luajtur për Nerazzurrët dhe duke jetuar në Milano. Unë shikoj ndeshjet e Interit në televizor”.

Gabigol nuk ndalet me gola te Santosi, i katërti në katër ndeshje
Lexo po ashtu Gabigol nuk ndalet me gola te Santosi, i katërti në katër ndeshje

“Kam një dëshirë të kthehem dhe të provoj përsëri veten time. Më pëlqen shumë simpatia e tifozëve, kështu që unë do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar të gjithë për atë që më dhanë kur isha në klub”.

“Po po, do të doja të kthehesha. Të luaj. Por, kjo do të definohet në të ardhmen”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori