Reperi i njohur shqiptar, G4shi, qëndroi pak ditë në Kosovë.

Kjo ngase ai ishte i pranishëm në festivalin "Sunny Hill", teksa performoi para mijëra fansave shqiptarë disa nga projektet e tij.


28-vjeçari krijoi atmosferë të paharrueshme, ku në një moment u shfaq duke vallëzuar edhe me këngëtaren Dua Lipa.

gashi 66689216 470376840423981 1287459657437537413 n

Ndërkohë, pas mbarimit të koncertit, artisti nga Drenica është nisur për në Amerikë, për të vazhduar me angazhimet.

Ndër të tjerash, G4shi ashtu siç e kishte paralajmëruar, solli projektin e ri muzikor të titulluar "Never Forget".

Kjo është hera e dytë që reperi është pjesëmarrës i festivalit "Sunny Hill", të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/