LAJMI I FUNDIT:

“G” e Teatrit të Shkupit fiton ‘Talian e Flakës’

“G” e Teatrit të Shkupit fiton ‘Talian e Flakës’

Çmimin si shfaqja më e mirë e festivalit “Talia e Flakës” në Gjilan, e fitoi shfaqja “G” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, me tekst të Gjergj Fishtës, e dramatizim dhe regji të Sulejman Rushitit.

Shfaqja “Në dorë të fatit…”, nga teatri “Petro Marko” nga Vlora, me autor Ledian Gjeçi e regji të Arben Kumbaro, ishte shfaqje përmbyllëse e festivalit me karakter garues të dramës shqipe “Talia e Flakës”, që cila mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”.


Ky manifestim u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa juria përbëhej nga: Ligoraq Riza, Emine Toska dhe Arian Krasniqi.

Teksti origjinal më i mirë i festivalit i takoi dramaturgut Naser Shatrolli – drama “Kosovatrans” i teatrit “Avdush Hasani” nga Podujeva. Regjia më e mirë iu nda regjisorit Sulejman Rushiti për shfaqjen teatrale “G”. Çmimin e aktores më të mirë e fitoi Aurita Agushi për rolin e saj në monodramën “Portret i pakryer” të Teatrit Dodona, ndërsa çmimin për aktor më të mirë e merr Ismet Azemi për rolin në shfaqjen “Kosovatrans”.

Vjollca Bekteshi u vlerësua për rolin më të mirë dytësor në shfaqjen “G” dhe Avni Shkodra si aktori më i mirë në rol dytësor për shfaqjen “Një natë në Hotel” të Teatrit të Gjilanit.

Çmimin për skenografinë më të mirë e fitoi Zeni Ballazhi për shfaqjen “Kosovatrans”.