LAJMI I FUNDIT:

G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si po zhvillohet loja brenda shtëpisë dhe nëse disa nga banorët kanë pasur informacion nga jashtë.

Në një deklaratë të gjatë, ai ka shprehur shqetësimet e tij mbi disa detaje që sipas tij tregojnë se loja nuk është krejtësisht e drejtë.

Në mënyrë të tërthortë, ai aludon se Gjesti mund të ketë qenë në dijeni të mesazheve që qarkullojnë jashtë, duke vënë në dukje përdorimin e frazave të caktuara që janë bërë virale në rrjetet sociale kundër tij.


Foto: G Bani/InstaStory

“Kush i tha miut me knu kundër meje kangët e atyne që po protestonin jasht shpis në favor të tij?”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se disa veprime të banorëve brenda mund të kenë qenë të udhëzuara nga jashtë.

Gjithashtu, G Bani ngre pikëpyetje mbi disa situata të ndodhura brenda shtëpisë, si për shembull përzgjedhjen e nominimeve, dinamikën e finales dhe mbështetjen që disa banorë po marrin nga jashtë. “Kush vendosi mos me u përmen në Prime kapja e durve të Lorit nga Rozana?”, ka shtuar ai, duke sugjeruar se disa tema mund të jenë anashkaluar nga produksioni.

Foto: G Bani/InstaStory

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij është edhe trajtimi i fjalëve bullizuese brenda shtëpisë. Ai sugjeron se rastet e fyerjeve ndaj tij nuk janë trajtuar me të njëjtin seriozitet si raste të tjera, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një pabarazi në mënyrën se si produksioni menaxhon situatat.

Foto: G Bani/InstaStory

Reagimi i tij ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale, me fansat që ndahen mes atyre që mbështesin shqetësimet e tij dhe të tjerëve që e shohin këtë si një tentativë për të justifikuar daljen nga gara. Pavarësisht gjithçkaje, këto deklarata kanë shtuar edhe më shumë debat mbi transparencën e lojës në BBVA.

Foto: G Bani/InstaStory

I njëjti më pas publikoi një video ku përgënjeshtroi mediat që kishin shkruar se ai i ka dyshimet mbi produksioniin, duke thënë se në fakt dyshon që informacionin nga jashtë, Gjesti e merr nga banorët e rinj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret

Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Kalo në kategori