Parlamenti i Malit të Zi miratoi një ligj të kontestuar për të drejtat fetare pas skenave kaotike në kuvend që rezultoi në ndalimin e të gjithë ligjvënësve të opozitës pro-serbe.
Votimi të premten pasoi një ditë protestash mbarëkombëtare nga përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe që thonë se ligji do të ‘zhveshë’ kishën nga pronat e saj, përfshirë manastiret dhe kishat mesjetare. Qeveria e ka mohuar këtë, transmeton Telegrafi.
Duke u përpjekur për të parandaluar votimin, ligjvënësit pro-serbë nxorën atë që duket sikur të ishte një bombol gazi lotsjellës ose fishekzjarre dhe u përpoqën të shkatërrojnë mikrofonat në sallën e parlamentit.
Policia me rroba të zakonshme, të veshur me maska gazi, ndërhynë, duke arrestuar 24 persona, përfshirë 18 ligjvënës të opozitës.
“Ne jemi gati të vdesim për kishën tonë dhe kjo është ajo që po demonstrojmë sonte”, tha drejtuesi i opozitës Andrija Mandiç menjëherë pas mesnatës gjatë seancës së trazuar.
Ligji, i aprovuar nga 45 ligjvënës të koalicionit qeverisës, thotë se bashkësitë fetare do të duhet të prodhojnë dëshmi të pronësisë së pasurisë së tyre nga viti 1918 kur Mali i Zi u bashkua me një mbretëri ballkanike dhe humbi pavarësinë e saj.
Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi e përshkroi ligjin si “diskriminues dhe antikushtetues”.
Kisha të premten akuzoi autoritetet malazeze për “nxitje përçarje dhe urrejtje”, dhe udhëheqjen e Malit të Zi “në një situatë që nuk mund t’i sjellë askujt ndonjë të mirë”.
Popullsia e Malit të Zi prej rreth 620,000 banorësh është kryesisht e krishterë ortodokse dhe kisha kryesore është Kisha Ortodokse Serbe. Një kishë ortodokse e veçantë malazeze nuk njihet nga kishat e tjera të krishtera ortodokse.
Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për promovimin e politikave pro-serbe dhe përpjekjen për të minuar shtetësinë e vendit që kur u nda nga Serbia më 2006.
Rreth 30 për qind e popullsisë së Malit të Zi identifikohen si serbë dhe kryesisht ishin kundër ndarjes nga Serbia.
Qindra mbështetës të opozitës pro-serbe të enjten organizuan një protestë gjithë ditore kundër ligjit, duke bllokuar rrugët dhe hyrjet në kryeqytet.
Dhjetëra oficerë të përdorën barriera metalike për të parandaluar turmat, përfshirë priftërinjtë ortodoksë, të arrinin në ndërtesën e parlamentit, ku ligjvënësit debatuan për projektligjin.
Kryeministri malazez tha se vendi ka fuqinë për të parandaluar më shumë trazira.
“Unë besoj në paqen në Mal të Zi”, tha Dusko Markoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës