LAJMI I FUNDIT:

Futet në librin e rekordeve Guiness, për 6 minuta e 34 sekonda 30-vjeçari nga Gjermania sjell hulahopin në bel

Futet në librin e rekordeve Guiness, për 6 minuta e 34 sekonda 30-vjeçari nga Gjermania sjell hulahopin në bel

Një burrë nga Gjermania ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Kai Sandmeyer, i cili për plotë 6 minuta e 34 sekonda arriti ta sjell holahopin në bel derisa po qendronte në pozitën e ngjashme kur bëhen pompat.

E ky burrë duket se ka thyer rekordin e vet të mëparshëm, kështu të paktën pretendon në videon e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.


“Përshëndetje, quhem Kai Sandmeyer dhe aktualisht mbajë rekordin për qëndrimin më të gjatë në pozicion të pompave duke sjell hulahopin nëpër bel – pra 6 minuta e 34 sekonda”, thotë ai në video.

Sandmeyer thotë se për ta arritur këtë, ka ushtruar shumë, pasi sipas tij kjo pozitë është një prej më të vështirave, e lëre më të mbaj në bel duke u sjell holahopi. /Telegrafi/