LAJMI I FUNDIT:

Futen në Uber, shoferi fillon ta ndjekë me shpejtësi një veturë që e godet – pasagjerët filmojnë live gjithë skenën si nëpër filma

Futen në Uber, shoferi fillon ta ndjekë me shpejtësi një veturë që e godet – pasagjerët filmojnë live gjithë skenën si nëpër filma

Dy pasagjerë të një veture Uber kanë filmuar një video duke u “vozitur gjatë natës”, kur shoferi filloi ta ndjekë një veturë tjetër që e kishte goditur dhe tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes.

John Murray dhe Tameka Swan kishin dashur që natën të kalojnë në qytetin Richmond në Virginia, kur edhe ndodhi incidenti, transmeton Telegrafi.


“Ka qenë momenti më i tmerrshëm në jetën time. Kurrë në jetë nuk jam frikësuar aq shumë. Ka qenë makth”, thotë Swan.

Sipas fjalëve të pasagjerit, vetura kishte përplasur atë të Uber derisa po dilnin nga parkingu për të vazhduar në destinacion.

“Uberi jonë deshi të ndalet me qëllim që të shkëmbejnë të dhënat, por shoferi tjetër as që u ndal. Aty filloi shoferi i Uberit tonë ta ndjekë”, shtoi Sëan.

Murray vendosi ta filmojë dhe transmeton gjithqka livie. E lusnin shoferin t’i lë të dalin jashtë, por ai as që i dëgjonte. Në video shihen pasagjerët e ulur në pjesën e pasme, derisa vetura po lëvizte me shpejtësi të madhe nëpër qytet.

Në një moment shoferi i telefonoi policisë derisa Tameka dëgjohej duke bërtitur dhe duke u thënë se shoferi nuk po i lejon të zbresin.

E që situata të jetë edhe më e tensionuar, gjatë ndjekjes ka pësuar edhe një aksident tjetër trafiku. Ndërkaq zyrtarë të Uber kanë bërtet ditur se janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/