Futbollistë dhe klube futbolli nga mbarë bota të shokuar me vdekjen e Astorit, i shprehin ngushëllime në forma të ndryshme

Kapiteni i Fiorentinës, italiani Davide Astori ka ndërruar jetë sot (e diel) papritur në moshën 31-vjeçare.
Italia dhe e gjitha bota e futbollit kanë marrë mëngjesin e së dielës një lajm të kobshëm dhe shumë të papritur.
Kjo pasi, mbrojtësi i njohur italian, Astori ka ndërruar jetë në gjumë shkaku i një infarkti gjatë qëndrimit në një hotel.
Astori ishte i vendosur në atë hotel me gjithë skuadrën e tij të Fiorentinës para përballjes së sotme ndaj Udineses e vlefshme për Serie A.

Kjo vdekje e papritur e lojtarit ka habitur të gjithë dhe ka shokuar futbollistë dhe klube nga e gjitha bota, të cilët kanë shpreh ngushëllime për familjarët e tij dhe gjithë ata që e kanë njohur.
"Pusho në paqe Davide", ka shkruar Cannavaro, ndërsa po kaq i njëjtë ka qenë edhe postimi i Kevin Prince Boateng, i cili ka shkruar: "Pusho në parajsë Astori. I shokuar".
Postimeve i janë bashkuar edhe futbollistë tjerë si Blerim Xhemaili, Paulo Dybala, Samir Ujkani, por edhe shumë futbollistë të njohur italian dhe botëror.
Të shokuar dhe ngushëllime kanë shprehur edhe FIFA, klubet italiane, angleze dhe shumë tjera nga e gjithë bota. /Telegrafi/













































