LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova pesë ndeshje pa humbje dhe pa pranuar gol, kapiteni Nasuf Berisha beson që do t’ia dalin të qëndrojnë në elitë

Fushë Kosova pesë ndeshje pa humbje dhe pa pranuar gol, kapiteni Nasuf Berisha beson që do t’ia dalin të qëndrojnë në elitë

Fushë Kosova ka shënuar një serie impresive prej pesë ndeshjeve pa humbje, dhe më mbresëlënëse akoma, në asnjë nga këto ndeshje nuk ka lejuar që rrjeta i tyre të tundet.

Në këtë marshim të qëndrueshëm drejt mbijetesës, “Pampurat” kanë grumbulluar 20 pikë dhe tashmë janë mjaft afër të rivalëve të tyre, duke ngushtuar hendekun me Gjilanin dhe Feronikelin në vetëm gjashtë pikë.


Kapiteni Nasuf Berisha, në një intervistë për Telegrafin, ka ndarë detajet mbi rritjen e formës së ekipit, synimet që ata kanë përpara dhe thelbin e atyre që bën Fushë Kosovën një kundërshtar të fortë në duelet e tyre të fundit.

“Mund të themi që ringjalljen e ekipit kem pritur, pasi edhe në ndeshjet e më hershme kishim luajtur mirë. Fal paraqitjeve e kemi ditur se do të rikthehemi te rezultatet pozitive, pasi ishim në rrugën e duhur”  .

“Është e vërtet që në pesë ndeshje nuk kemi pranuar gol. Normalisht që është meritë e mbrojtjes dhe portierit, por edhe e të gjithë skuadrës.

“Rezultatet vijnë edhe fal punës së madhe të trajnerëve edhe atmosferës brenda grupit. Kjo na bën më të fortë si ekip dhe kur të gjitha këto bëhen bashkë, atëherë rezultatet nuk mungojnë”, ka thënë fillimisht Berisha për Telegrafin.

Qendërmbrojtësi me përvojë, ka shtuar se me formën e fundit, ata besojnë që do të qëndrojnë në Superligën e Kosovës.

“Ne besojmë në mbetjen në Superligën e Kosovës, pasi kemi ekip edhe atmosferë brenda grupit dhe janë në pyetje edhe 30 pikë në lojë, kështu që ne nuk do të dorëzohemi deri ne ndeshjen e fundit në luftën tonë për mbijetesë”, deklaroi Berisha.

Fushë Kosova pas dy javësh kthehet për të luajtur, ku do të përballet me Feronikelin 74 në Drenas, por për kapitenin Berisha, kjo ndeshje nuk është vendimtare.

“Ndeshja e radhës, unë them se nuk do të jetë vendimtare për ne, pasi ka edhe shumë ndeshje. Por ne do të shkojmë si në ndeshjet tjera për fitore, kështu që me këtë objektiv do të shkojmë edhe në Drenas.

“Besoj që do tu kthemi fitoreve, për arsye që jemi në një ecuri të mirë të rezultateve pozitive dhe me pak fat kemi mundur të jemi edhe më mirë në renditje”, përfundoi Berisha.

Fushë Kosova ka arritur të mposht dy kandidatët për titull, Ballkanin dhe Dritën, ndërsa ka marr barazime ndaj Prishtinës, Dukagjinit dhe Lirisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori