LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova dhe Zona Industriale pa ujë

Fushë Kosova dhe Zona Industriale pa ujë
Foto: Arkiv/Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e një pjese të Fushë Kosovës dhe Zonës Industriale se, për shkak të një defekti të papritur në rezervuarin në Shkabaj, nga ora 10.00 e ditës së sotme mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm.

“Ekipet teknike të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe ndërhyrja po bëhet me të gjitha kapacitetet e nevojshme për punë, me ç’rast furnizimi me ujë të pijshëm pritet të iu rikthehet konsumatorëve të zonave të lartcekura brenda disa orëve gjatë ditës së sotme”, ka njoftuar ujësjellësi “Prishtina”.


Zyrtarët e kësaj kompanie kanë kërkuar mirëkuptim për defektin e shkaktuar që ndodhi papritur. /Telegrafi/