CIVIL-Qendra për Liri sot nis pjesën femërore të fushatës 15-ditore #ZgjedhjetëLira, me tre video spote. Video spotet në pjesën e parë të “fazës femërore” janë të shkurta, të qarta dhe të drejtpërdrejta. Pa anashkalime, në dy prej tyre bëhet fjalë për pacenueshmërinë e të drejtës për votim, ndërsa në të tretin bëhet thirrje deri te qytetaret dhe qytetarët të jenë vëzhgues aktiv të procesit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“E drejta për votim nuk është privilegje. Kjo është e drejtë të cilën askush nuk guxon ta merr, ta kufizojë ose manipulojë. Zgjedhje të Lira –PO! Vjedhje zgjedhore –JO!” – thuhet në video spotin e parë.
Në video spotin e dytë, protagonistet e njëjta thonë: “E drejta për votim, e drejta për zgjedhje të lira, e drejta të kërkohet pushtet legjitim dhe demokratik, janë të drejta të pacenueshme të qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Zgjedhje të Lira-PO! Vjedhje zgjedhore-JO!”.
Karakteri i edhe kësaj fushate të CIVIL, është rast të shihet edhe në pozitat edhe praktikat e CIVIL në aspektin e çështjeve gjinore.
“Kemi vendosur të nisim me fytyra femërore në fushatë, në mënyrë shumë natyrore. Pothuajse dy të tretat e vëzhguesve tonë afatgjatë janë femra. Në të kaluarën, edhe pse të ballafaquara me presione specifike dhe plotësuese, femrat në ekipet tona vëzhguese kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Ato vazhdimisht janë aktive dhe zbardhin shumë raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, diskriminimit, keqpërdorimeve dhe shkeljes së të drejtës votuese. Ne, si organizatë, nuk zbatojmë ndonjë politikë të veçantë dhe nuk ushtrojmë diskriminim pozitiv. Thjeshtë, femrat çdo herë kanë qenë shumicë në CIVIL. Besoj se sensibiliteti, guximi, sinqeriteti dhe inteligjenca e femrave, do të jenë vendimtare për tejkalimin e sfidave të mëdha para të cilave gjendet vendi ynë. Shihni vetëm Prokurorinë Publike Speciale, dhe do ta keni të qartë” – tha CIVILi i parë, Xhabir Deralla, në deklaratën telefonike për publikun, në të cilën iu referua “karakterit femëror” në pjesën e parë të fushatës #Zgjedhjetë Lira, njëherësh duke e komentuar pozitën dhe rolin e femrës në shoqëri.
“Paraqitni: shkelje të së drejtës votuese, propagandë agresive, punësime partiake, presione, kushtëzime, ryshfet, diskriminim, votues fantazma, dhunë…Zgjedhje të Lira –PO! Vjedhje zgjedhore-JO! – është porosia e video spotit të tretë në të cilin thirren qytetaret dhe qytetarët të paraqesin parregullsi.
Pa pretendime, ekipi kreativ i CIVIL vendos ta kalojë brendimin e zakonshëm dhe theksimin e logos së organizatës. Në vend të këtyre, zgjedhin t’i drejtohen komunitetit onlajn dhe ta promovojnë hashtagun #ZgjedhjetëLira.
Gjithashtu, në spotet vërehet edhe vegëza deri te ueb faqja Zgjedhje të Lira, në të cilën qytetaret dhe qytetarët më herët kanë pasur mundësinë të paraqesin parregullsi. Nga ajo ueb faqe, vizitorët mund edhe të kandidohen për vëzhgues afat-shkurtë ose të lexojnë një pjesë nga produksioni i pasur i organizatës.
Vegëzën deri te ueb faqja “kryesore” e CIVIL, gjithashtu e nënshkruan organizata e cila asnjëherë nuk është fshehur pas anonimitetit, ndërkohë që është burim i hapur i informatave dhe materialit edukativ, i cili për çdo ditë mbindërtohet si pjesë e punës së ekipit të zellshëm dhe kreativ të CIVIL Media.
Fushata do të paraqitet përmes rrjeteve sociale dhe përmes mediumeve të cilat do ta mbështesin këtë fushatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe
"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë
Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse
Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United