eksperti-banner

Edhe pak ditë kanë mbetur nga përfundimi i fushatës parazgjedhore. Partitë vazhdojnë me takimet e tyre me qytetarët duke dhënë premtime milionëshe, njofton Telegrafi maqedoni.

Koalicioni ''Për një Maqedoni më të mirë'' i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, do të qëndrojë në Berovë dhe Dellçevë.


Koalicioni ''Për jetë në Maqedoni'' i udhëhequr nga LSDM-ja, do të qëndrojë në Kriva Pallankë dhe Kumanovë.

Koalicioni ''OBRM për Maqedoninë'' do të qëndrojë në Kumanovë në ora 12.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të qëndrojë në Kumanovë dhe Shkup.

BDI-ja do të vazhdojë me takime me qytetarët e Gostivarit dhe Kërçovës.

Lëvizja Besa do të ketë takime me qytetarët e Dibrës, Ohrit dhe Strugës.

Aleanca për Shqiptarët do të mbajë tubimin qendror në Tetovë./Telegrafi/