LAJMI I FUNDIT:

Fury u akuzua për shkelje të rregullave ndaj Usyk – reagon Frank Warren

Fury u akuzua për shkelje të rregullave ndaj Usyk – reagon Frank Warren

Frank Warren ka folur për pretendimet rreth akuzave për Tyson Furyn se ka thyer rregullat në luftën e tij kundër Oleksandr Usyk.

Britaniku pësoi një disfatë me vendim unanim ndaj ukrainasit në revanshin e së shtunës në Riad të Arabisë Saudite.

Disa ditë nga përballja e kampionatit botëror, Warren ka nisur një shpërthim me pretendimet se Fury ka thyer rregullat përpara meçit.


Tifozët e boksit e kishin akuzuar të vetëshpallurin ‘Gypsy King’ se i kishte ngritur pantallonat e shkurtra shumë lart për meçin e tij kundër Usyk.

Por 72-vjeçari ka dalë në mbrojtje të Furyt, duke hedhur poshtë me pasion sugjerimin se kompleti i luftëtarit të tij ishte i paligjshëm.

“Gjyqtari erdhi në dhomën e zhveshjes para ndeshjes. Mënyra se si i vishte ato ishte e ligjshme. A keni dëgjuar një ankesë për këtë nga ana tjetër?”, deklaroi ai.

“Asnjë… një idiot atje që nuk di asgjë për boksin thjesht flet dhe më duken qesharake disa nga këto gjëra”.

Warren ndau gjithashtu mendimet e tij për mjekrën e Furyt, e cila u vu nën shqyrtim përpara ndeshjes së tij të kthimit.

Por promovuesi legjendar e përshkroi situatën si “s’ka probleme”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori