LAJMI I FUNDIT:

Fury premton se do ta ndëshkojë më shumë Wilderin në meçin e trilogjisë

Fury premton se do ta ndëshkojë më shumë Wilderin në meçin e trilogjisë
Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury do ta mbrojë titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda kundër Deontay Wilder në muajin tetor të këtij viti.

Dy boksierët janë pajtuar që ta kompletojnë trilogjinë mes tyre, ndërkohë që numërojnë një barazim dhe një fitore të britanikut në dy meçet e mëparshme.

Gipsy King ia mori titullin amerikanit duke ia shkaktuar humbjen e parë në karrierë në duelin e zhvilluar në muajin shkurt në Las Vegas, kur e mposhti me nokaut teknik në raundin e shtatë.


Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Wilder e aktivizoi klauzolën për rimeç që duhej të ndodhte në muajin korrik, mirëpo për shkak të coronavirusit është shtyrë për datën 3 tetor.

Përballja potenciale mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas mund të mos zhvillohet deri në fillim të vitit të ardhshëm shkaku i coronavirusit
Lexo po ashtu Përballja potenciale mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas mund të mos zhvillohet deri në fillim të vitit të ardhshëm shkaku i coronavirusit

“Do të jem i obliguar që t’i jap më shumë. Asnjëherë nuk mërzitesh duke e rrahur Deontay Wilderin. Është një nga ato gjëra që e bën me krenari”.

Deontay Wilder në duelin ndaj Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Unë e bëra vërtet atë që thash se do ta bëja. Jo shumëkush, sidomos në boks, thotë diçka dhe pastaj e bën saktësisht atë që e thotë”.

“Isha krenar me atë paraqitje. Mezi pres të kalojë kjo çështja e coronavirusit, të kthehet bota në normalitet dhe ta kryej punën time”, ka deklaruar Fury në emisionin Good Morning BritainITV. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori