LAJMI I FUNDIT:

Funta britanik vazhdon rënien

Funta britanik vazhdon rënien

Paundi ra në nivelin më të ulët në 4 muaj, ndërkohë që dështuam bisedimet me opozitën dhe u rritën shqetësimet mbi pasojat që do të lë dorëheqja e Kryeministres Theresa May. Paundi është tregtuar në vargun 1.29-1.32 kundër dollarit amerikan, që kur u vonua Brexit në fund të muajit Mars.

Megjithatë, ndërkohë që bisedimet mes konservatorëve të May dhe laburistëve të opozitës dështuan, valuta ka pësuar rënie. Theresa May ra dakord për të caktuar një afat-kohor për largimin e saj në nisje të Qershorit, kur deputetët do të votojnë përsëri marrëveshjen e saj që është refuzuar 3 herë. Kjo krijon mundësinë e një beteje mes konservatorëve për të caktuar një lider britanik, që mund të çojë vendin drejt Brexit pa marrëveshje.


Analistët e këmbimit valutor thonë se investitorët po pozicionohen për mundësinë e daljes pa marrëveshje. Paundi ra për të 8-n ditë radhazi, duke prekur nivelin më të ulët në 4 muaj prej 1.2755 dollarë. Ndër alternativat e tjera përfshihen anulimi i Brexit, zgjedhjet e përgjithshme apo rikthimi i laburistëve në pushtet, ku vetëm e para përbën një lajm pozitiv për sterlinën. /Telegrafi/