LAJMI I FUNDIT:

Fundviti i 2019-së me shitje rekord në historinë e Amazonit

Fundviti i 2019-së me shitje rekord në historinë e Amazonit

Amazon ka deklaruar së fundi se ky sezon aktual pushimesh është më i suksesshmi që kompania ka pasur ndonjëherë në historinë e saj. Shitjet me pakicë në të gjithë sektorin kanë arritur nivele rekord, duke sinjalizuar jo vetëm suksesin e pandalshëm të firmës, por duke shërbyer edhe si një indikator i qartë i gjendjes së ekonomisë së vendit.

Amazon ka deklaruar se që shitësit më të mirë të tij këtë sezon pushimesh përfshinin Echo Dot, Fire TV Stick dhe Echo Show 5. Pajisjet që kanë të inkorporuar asistenten dixhitale Alexa gjithashtu kanë qenë një bum i viteve të fundit, duke ndihmuar kompaninë të kapë pjesën më të madhe të tregut të asistentëve zanorë, përcjell Telegrafi.


Njerëzit blenë gjithashtu nga Amazon edhe produkte të palëve të treta, më shumë se sa vitet e kaluara.

Produkteve të palëve të treta u rritën me një përqindje dyshifrore, duke tejkaluar një miliardë sende të shitura.

“The Guardians” nga John Grisham ishte libri më i kërkuar gjatë pushimeve. “Home Alone” ishte filmi më i parë dhe “All I want for Christmas is you” e Mariah Carey ka qenë kënga më e luajtur në Amazon Music.

Aksionet e kompanisë u rritën rreth 1 për qind në bursë dhe duket se gjithçka po shkon më së miri.

Në përgjithësi njerëzit rritën blerjet edhe nga kompani apo dyqane të tjera përveç Amazon. Ekonomia e fortë dhe sezoni i pushimeve ndihmuan dyqanet të shënonin blerje të minutës së fundit.

MasterCard raportoi të enjten se shitjet me pakicë amerikane u rritën 3.4 për qind midis nëntorit dhe pragut të Krishtlindjes, krahasuar me një vit më parë. Shitjet në internet u rritën 18.8 për qind, ndërsa ato të dyqaneve fizike me vetëm 1.2 për qind. /Telegrafi/