LAJMI I FUNDIT:

Fundjava në Maqedoni me temperatura deri në 20 gradë celsius

Fundjava në Maqedoni me temperatura deri në 20 gradë celsius
Foto: Ilustrim

Siç njoftojnë nga Drejtori për Punë Hidrometeorologjike pritet të kemi moti stabile dhe me temperatura të ngrohta që do të mbajnë deri në fund të javës, më pas vijojnë vranësirat me reshjet lokale të shiut.

Gjatë ditës së nesërme temperatura do të arrijë deri në 20 gradë celsius, ndërsa të dielën 19 gradë celsius.

Edhe gjatë javës së ardhshme priten temperatura të ngrohta deri në 17 gradë celsius, ndërsa temperaturat gjatë mëngjesit do të jenë nga 0 deri 10 gradë celsius.

Nga DHP njoftojnë se moti i ngrohtë do të shkrijë borën në pjesën malore të vendit.

Nga dita e hënë moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut./Telegrafi/