LAJMI I FUNDIT:

Fundjava me diell, mund të ketë riga të izoluara të shiut

Fundjava me diell, mund të ketë riga të izoluara të shiut

Sipas Institutit Hidrometeorologjik mot me vranësira dhe intervale me diell do të na shoqëroj gjatë dy ditëve të vikendit.

Vranësirat gjatë ditës së diel, sipas IHMK-së, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ulet për 6-8 milibar, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/