LAJMI I FUNDIT:

Fuere: BE duhet të përfshihet ë zgjedhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Fuere: BE duhet të përfshihet ë zgjedhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriu, Ervan Fuere i bëri thirrje Bashkimit Evropian të përfshihet në zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Sipas tij nëse nuk ndodh kjo do të bllokohet e gjithë situata.


“Mendoj se zgjedhjet në Bullgari, për fat të keq, nuk sjellin asgjë të re, dhe nuk ka logjikë që BE të presë për të vepruar. Institucionet evropiane duhet të jenë më intensive në qasje. Kanë instrumente të cilat mund t’i përdorin me përqendrim në histori. Shumë argumente mund të përdoren, dhe të mos bllokohen bisedimet për fillimin e bisedimeve”, tha Fuere.

Ai shton se Qeveria e Maqedonisë duhet të vazhdojë me reformat që kërkohen, posaçërisht në gjyqësi dhe në luftën kundër korrupsionit.

“Shqetësimi është nëse BE nuk përfshihet, dhe nëse trysni nga Bullgaria është aq i madh sa që Qeveria në Maqedoninë e Veriut mund të ndjejë se është e obliguar që t’i pranojë qëndrimet bullgare që do të mund të ishin  kundër produktive për një periudhë të gjatë dhe që mund ta ndryshojnë opinionin kundër Qeverisë. Kjo është gabim i madh për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Fuere./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori