Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë sot mbledhje të përbashkët ndërqeveritare. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim.
Ndërsa prej vitit 2022 tradita e mbledhjeve Shqipëri-Kosovë mbetet pezull. Që nga viti 2022, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë zhvilluar mbledhje të përbashkët.
Pas anulimit që i bëri kryeministri i Shqipërisë mbledhjes së vitit 2023, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mblidhen dy qeveritë, raporton Monitor.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së fundmi ka bërë një deklaratë lidhur me këto mbledhje. I ka treguar se tani për tani nuk ka ndonjë datë se kur mund të takohen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
“Janë ngritur disa tematika që meritojnë vëmendje të trajtohen nga dy qeveritë, pra disa shqetësim apo disa momente të rëndësishme të cilat kërkojnë marrëveshje, qoftë me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshëm apo Ministrinë e Bujqësisë që për të gjitha këto, ministrat nga Kosova dhe nga Shqipëria kanë diskutuar, dhe të gjitha janë në diskutim e sipër dhe padyshim që do të këtë një mbledhje të qeverive që do të nënshkruhen marrëveshje. Nuk është puna që vetëm kemi nënshkruar marrëveshje por i kemi vënë në jetë. Ju e dini fare mirë që lëvizja e lirë e shqiptarëve nga të dyja vendet është një lëvizje absolutisht e lirë që deri në nëntë muaj nuk ka asnjë kontroll nga asnjëra palë.”, tha ambasadori Malaj në një deklarim për media.
Sipas njoftimit të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 1050 sipas agjendës së parashikuar. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha”.
Tradita e mbledhjeve mbetet pezull
Kujtojmë që mbledhja e vitit të kaluar që ishte planifikuar të mbahet në qershorin e vitit 2023, ishte anuluar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Tradita e mbledhjeve ndërmjet dy qeverive kishte filluar në vitin 2014, ku dy qeveritë ishin takuar në Prizren, qytetin e Lidhjes së Prizrenit me motin “Qyteti i Lidhjes ju mirëpret”. Atë kohë Qeveria në Kosovë drejtohej nga Hashim Thaçi.
Mbledhja tjetër e përbashkët ishte mbajtur në 23 mars 2015 në Tiranë me motin “Një tokë, një popull, një ëndërr”. Në atë kohë në Qeveri ishte Isa Mustafa.
Në vitin 2016 mbledhja ishte kthyer në Prishtinë, po ashtu kryeministër ishte Isa Mustafa. E viti 2017 i kishte bërë bashkë në qytetin e Korçës dy qeveritë shqiptare, të udhëhequra nga Edi Rama e Ramush Haradinaj.
Në vitin 2018 mbledhja ishte mbajtur në Pejë më 26 nëntor, edhe në këtë vit në qeverisje ishte Ramush Haradinaj. Në vitin 2020 mbledhja e dy kabineteve ishte zhvilluar në Tiranë nga Qeveria Hoti dhe ajo Rama 2. Në vitin 2021 Qeveria Kurti dhe Qeveria Rama ishin
takuar në Elbasan. Takimi i fundit mes kabinetit të Kurti dhe Ramës ishte zhvilluar në Prishtinë, më 20 qershor 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare