LAJMI I FUNDIT:

Ftesë zyrtare bashkëpunimi e Bilall Kasamit për Ziadin Selën dhe Gëzim Ostrenin (Dokument)

Ftesë zyrtare bashkëpunimi e Bilall Kasamit për Ziadin Selën dhe Gëzim Ostrenin (Dokument)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u ka dretuar një ftesë zyrtare kryetarëve të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dhe atij të Partisë UNITETI, Gëzim Ostreni, me të cilën i thërret ne një takim zyrtar për të biseduar rreth bashkëpunimit të mundshëm zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ftesën zyrtare të nënshkruar nga Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli, që udhëheq një grupim të RDK-së, thuhet:


”I nderuari z. Zijadin Sela, kryetar i LRPDSH-së,
I nderuari z. Gëzim Ostreni, kryetar i UNITETI-t,

Ju shkruajmë me dëshirën dhe vullnetin e mirë për një takim të përbashkët të partive të reja opozitare shqiptare në Maqedoni. Duke konstatuar se komisionet e formuara nga dy partitë tona nuk mund ta shtyjnë më tej këtë dialog, Ju ftojmë që të mërkurën (më 12.10.2016) në orën 12.00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup të takohemi bashkërisht për t’i diskutuar mundësitë e këtij bashkëpunimi.

Pasi që tashmë kemi arritur një koalicion ndërmjet BESËS dhe RDK-së, por nuk e kemi solemnizuar duke pritur zgjerimin e tij, po e marrim ne iniciativën (gjithnjë duhet të gjendet dikush që e bën hapin e parë) që ta organizojmë këtë takim të përbashkët me pjesëmarrje të kryetarëve të partive përkatëse, për të dhënë fillimisht frymën e bashkëpunimit, që pastaj do të rezultojë me komunikimin dhe dialogun e grupeve të punës, që ato të mund ta vazhdojnë procesin e bashkërendimit të aktiviteteve për arritjen e këtij synimi.

Duke pritur përgjigjen Tuaj.
Me nderime

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA
Fadil Zendeli, kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare”/Telegrafi/

Thirrja per bashkepunim Bilall Kasami