LAJMI I FUNDIT:

Ftesë për trajnimin me temë “Dominimi në shitje dhe komunikim”

Ftesë për trajnimin me temë “Dominimi në shitje dhe komunikim”

Secili ndërmarrës dëshiron ta avancojë afarizmin e tij, dhe ne besojmë që mënyra e duhur do të jetë të investoni në shtyllën më me vlerë për secilën kompani: atë të shitjes.

Tani është koha më e mirë për trajnime, për tu përgaditur për sezonin veror me një qasje profesionale të stafit tuaj të shitjes.

Do të jemi të lumtur të ju ndihmojmë në këtë drejtim dhe po ju sigurojmë që me aplikimin e sygjerimeve tona për ju ose për stafin e kompanisë tuaj, do të ju përmirësohet shumë raporti me klientin dhe perfomanca do të jetë me rezultate pozitive financiare.

Trajnimi i shitjes bëhet me anë të motivimit me sistem amerikan për rritje të ndërgjegjësimit të brendit (BRAND AWARENESS) i firmës ku punon.

Qëllimi i këtij trajnimi është të kemi qëndrim pozitiv mendor, të fitojmë aftësi të reja në shitje, të përmirësojmë njohuritë me anë të motivimit për të kuptuar shitjen si vlerë të shtuar, për të bërë plane, vendosje të objektivave personale dhe arritje të objektivave të kompanisë, për menaxhimin e kohës, për komunikim dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjate me klientët.

​​Temat që do të trajtohen:

Përmirësimi i vazhdueshëm.
Përshtypja e parë.
Dukja – veshja.
Takimi me klientët.
Prezantimi – njohja e mallit.
Puno më shumë se sa paguhesh.
Ndërtimi i kulturës kolektive në kompani puna ekipore dhe bashkëpunimi.
Procesi i shitjes.
Zbulimi i nevojave të klientit .
Gjuha e trupit.

Përveç trajnimit, do të ketë edhe aktivitete tjera për të gjithë pjesëmarrësit, lojë shpërblyese, gara për shitësit më të mirë etj.

Trajnimi do të mbahet me datën: 22 Qershor 2018 në Prishtinë, BUQUKU Holiday Resort, prej orës 10:00 deri në ora 17:00.

Investimi juaj për pjesëmarrje është 125 euro, mirëpo për rezervimet deri me datën 8 qershor dhe vlera e investimit tuaj është 89€. Për grupe me disa antarë kërkoni ofertë tjetër.

Përfshihet pjesëmarrja ditore, dreka dhe pijet, materiali punues, udhërrëfyesi për shitje dhe komunikim në gjuhën shqipe dhe certifikata.

Për rezervime na kontaktoni në +38345510009 ose në sales@denisgafuri.com

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar kështu që rezervoni tani.

Artikull i sponzoruar