LAJMI I FUNDIT:

Ftesë për aplikim për zhvillimin e karrierës – program i krijuar për vajzat dhe gratë

Ftesë për aplikim për zhvillimin e karrierës – program i krijuar për vajzat dhe gratë

Organizata Jo-Qeveritare “Lady” vazhdon më përkrahjen e grave dhe vajzave ne programin e zhvillimit të karrierës, përkrahjes së punësimit dhe vetëpunësimit falas, përmes aktiviteteve:
– Këshilla ndërmarrësi dhe psiko-sociale (punë individuale)
– Seminari për ndërmarrësi
– Seminari për zhvillimin dhe përvetësimin e aftësive të artizanatit dhe modernizimin e produkteve

Qëllimi kryesore është përftimi i veçorive dhe njohurive për tregun e punës, njohuri të reja në zhvillimin e një fryme ndërmarrëse si dhe mbështetjen e ideve, në mënyrë që të jenë sa më aktive në jetën shoqërore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.


Grave dhe vajzave pjesëmarrëse ju ofrohet edhe mbështetje pas trajnimit në ndërtimin e planit të biznesit dhe përkrahjen e hyrjes në tregun e punës. (Falas)

Përfitoni kompetenca unike dhe mësoni si të:
– Modernizoni produktin
– Zhvilloni karrierën
– Të siguroni një vend punë që e doni
– Realizoni idenë tuaj në një biznes të suksesshëm
– Filloni me realizimin e ëndrrave tuaja

Inkurajohen të aplikojnë:
– Gratë e riatdhesuara
– Gratë kryefamiljare
– Gratë e privuara nga ushtrimi i aktiviteti socio ekonomik
– Gratë më aftësi të kufizuara
– Gratë që i përkasin komuniteteve jo-shumicë
– Gratë të prirura për teknikat artizanale

Aplikimi vlen vetëm për banoret e rajonit të Prishtinës dhe Podujevës.

Apliko KËTU!

Trajnimet do të mbahen në Prishtinë dhe Podujevë