LAJMI I FUNDIT:

FSSHK mirëpret propozimin për rritjen e buxhetit për shëndetësi

FSSHK mirëpret propozimin për rritjen e buxhetit për shëndetësi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka përshëndetur propozimin për rritjen e buxhetit për shëndetësi për vitin 2018.

“Në këtë mënyrë shpresojmë se me këtë buxhet do të ketë rritje të mundësisë për ofrimin cilësor të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


FSSHK po ashtu pret nga Qeveria realizimin e kërkesave tjera të dala nga marrëveshja me koalicionin PAN, në të cilën parashihen rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës.

Po ashtu, FSSHK inkurajon që të vazhdohet me reformat e nisura, duke thënë se do të jenë në mbështetje të çdo procesi që e përmirëson gjendjen në shëndetësi.