LAJMI I FUNDIT:

FSK përforcon kapacitetet me trajnimin e kontrollit të turmave në bashkëpunim me Karabinierët italianë

FSK përforcon kapacitetet me trajnimin e kontrollit të turmave në bashkëpunim me Karabinierët italianë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me ekipin mobil trajnues nga Karabinierët Italian, Policia Ushtarake e FSK-së gjatë kësaj jave ka realizuar “Trajnimin për Kontrollimin e Turmave”.

“Pjesëtarët janë trajnuar në aspektin teorik dhe praktik në kontrollimin e turmave si dhe organizmin dhe formacionet e operimit në ambiente dhe situata të ndryshme. Gjithashtu pjesëtarët u sfiduan edhe në aspektet e përdorimit të pajisjeve taktike dhe përvetësimin e taktikave të reja nga instruktorët e Karabinierëve Italian me qëllim të ngritjes së gatishmërisë operacionale, ndërveprueshmërisë me partnerët dhe përfitimit të shkathtësive të reja konform standardeve evropiane”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


FSK ka shtuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekipe mobile italiane kontribuon në ngritjen profesionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, duke bërë që detyrat dhe misioni që ka Policia Ushtarake të realizohet në mënyrë sa më efikase. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori