LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar ‘Saber Junction 19’ në Gjermani

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar ‘Saber Junction 19’ në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, i përbërë nga oficerë dhe nënoficerë, dy ekipe mjekësore dhe një ekip i Kompanisë për Operacione Civile (KOC), që nga 10-30 shtator po merr pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar Saber Junction 19 në bazën amerikane Hohenfels në Gjermani.

Pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së i janë bashkangjitur njësive amerikane, sipas misionit të tyre, duke operuar në detyrat e tyre specifike.

Krahas Divizionit të Parë të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane dhe asaj të Kosovës, në këtë ushtrim po marrin pjesë edhe mbi 5400 trupa nga shumë vende të botës,  si Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Italia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Polonia, Rumania, Turqia dhe Ukraina

Ekipet e mjekësisë të FSK-së janë angazhuar në trajtimin e të lënduarve, evakuimin e viktimave dhe mbështetje të tjera mjekësore.  Ndërsa, ushtarakët e KOC-it janë duke realizuar operacione me civilët.

Si njësi e re e krijuar, gjatë operacioneve të këtij ushtrimi, janë mbështetur vazhdimisht nga ekipet e specializuara në fushën e operacioneve civile të ushtrisë  amerikane.

Gjatë ushtrimit është mbajtur edhe DV- Day. Nga FSK-ja, ushtrimin e përcollën kolonelët Agron Bajrami dhe Gyrner Murati.

Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e aftësive dhe të gatishmërisë për të vepruar dhe punuar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh, si dhe shkëmbimin e përvojave me shtetet partnere./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori