LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja nis operacionet e deminimit

FSK-ja nis operacionet e deminimit

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, duke u bazuar në planifikimet për vitin 2024.

“Me këtë rast, komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneralbrigade Naim Haziri së bashku me komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Gezim Sada dhe zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti  vizituan ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj për të parë nga afër mbarëvajtjen e operacionit dhe për t’i përgëzuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë që po tregojnë në pastrimin e fushave të minuara,” shkruhet në njoftim.


Sipas tyre, gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: fshatin Muradem, majën e Cvilenit në zonën e Prizrenit dhe Parkun e Lirisë në Ferizaj, gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.

Ndërkaq, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës trajnohen dhe ngritën profesionalisht me qëllim që të jenë sa më të përgatitur dhe të gatshëm për  t’u dal në ndihmë qytetarëve të vendit me gjitha kapacitetet e saj kurdo dhe kudo që kërkohet.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori