LAJMI I FUNDIT:

Fshati Zasellë i Mitrovicës, aty ku pak banorë largohen e shumë shtohen (Video)

Fshati Zasellë i Mitrovicës, aty ku pak banorë largohen e shumë shtohen (Video)

Malet me dëborë kanë krijuar një pamje joshëse në Zasellë të Mitrovicës.

Ashtu sikur fshatrat e tjerë të kësaj zone, edhe ky vend ka një lartësi të madhe mbidetare, gjë që bën dimrat të jenë më të ashpër.


Zasella që i takon zonës së Shalës së Bajgorës ka mbi 300 banorë.

Mustafë Mustafa, është ndër më të vjetrit në këtë vend. Ai ka thënë se dikur ky fshat ishte më keq sa i përket infrastrukturës, por kishte një dashuri të madhe mes banorëve të tij.

“Më herët Zasella ka qenë pa rrugë të asfaltuara e infrastrukturë. Njerëzit janë marrë me punë të bujqësisë dhe jetesa ka qenë në bashkësi. Ne kemi jetuar bashkë në një familje 50 anëtarëshe. Kemi punuar 5-6 anëtarë sidomos në Trepçë. Atëherë ka pasur respekt”, deklaron banori Mustafë Mustafa, për RTV Dukagjinin .

Bujqësia dhe blegtoria, ashtu sikurse në shumicën e fshatrave të Kosovës, edhe në këtë vend është e zhvilluar. Banorët kryesisht e punojnë tokën dhe mbijetojnë nga bujqësia.

Familja e Abdurrahman Abazit është ndër më të vjetrat në këtë fshat.  Abdurrahman thotë se në këtë fshat nga viti në vit rritet numri i banorëve dhe pak ka nga ata të shpërngulur.

“Në këtë fshat përafërsisht janë të banuara rreth 58 shtëpi. Banorët merren me bujqësi. Është vend industrial por jemi marrë me bujqësi. Vendi është i mirë për të jetuar dhe ka në përgjithësi kushte të mira, me përjashtim të ujit. Lartësia e ka ndikimin e në këtë aspekt”, tha Abdurrahman Abazi, përcjell Telegrafi.

Këtu gjenden edhe disa gërmadha të një kalaje të vjetër, të cilat tregojnë edhe vjetërsinë e fshatit.

Banori Avdyl Jetullahu thotë se nuk e  mban mend se kur është ndërtuar saktësisht kjo kala, por mendohet të jetë para Luftës së Dytë Botërore.

“Është fshat i mirë për tu vizituar verës. E kemi kullën që është mjaft e vjetër, që nga Lufta e Dytë Botërore”, deklaroi Jetullahu.

Mes maleve të mbuluara me borë e zhurmës së fëmijëve, që kishin dalë të rrëshqitnin, krijohej një atmosferë pozitive në këtë fshat.

Më i moshuari, Mustafë Mustafa, ka thënë se ajri i këtij vendi i jep jetë atij. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori