LAJMI I FUNDIT:

Fshati Qifllak bëhet me objekt të ri të zyrës së gjendjes civile

Fshati Qifllak bëhet me objekt të ri të zyrës së gjendjes civile

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar sot punimet për ndërtimin e objekti të ri të Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Qifllak, investim ky nga buxheti komunal i Rahovecit, i cili do t’iu krijojë kushte më të mira zyrtarëve që punojnë në këtë zyre.

Vehapi me këtë rast ka uruar zyrtarët e kësaj zyre duke u thënë se gjendja e zyrave, në të cilat gjenden duke punuar nuk janë të mira, andaj është vendosur për ndërtimin e objektit të ri.

“Qëllimi është që fillimisht t’ju ofrojmë kushte për punë dhe më pastaj ju do të ofroni shërbime më të mira qytetarëve, të cilët vijnë për t’u pajisur me dokumente të cilat ju si zyrtar i lëshoni”, ka thënë ai.


Ndërsa, zyrtarët Ibrahim Thaqi dhe Ajet Sahitaj, kanë thënë se ndërtimi i objektit të ri të Zyrës së Gjendjes Civile ka qenë i nevojshëm, pasi që objekti i vjetër në të cilin janë duke punuar aktualisht nuk i plotëson kushtet për punë.

Me ndërtimin e objektit të ri do të ketë hapësirë më shumë dhe do t’iu ofrohen shërbime më të mira qytetarëve, të cilët do të vijnë për t’u pajisur me dokumente./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme

"Kosova mbështetet në udhëheqjen e SHBA-ve", Osmani tregon se çfarë i tha Donlad Trumpit në Paris

Lajme
KFOR përforcohet me 350 ushtarë nga Brigada e 65-të turke

KFOR përforcohet me 350 ushtarë nga Brigada e 65-të turke

Lajme
Fadil Fazliu mbetet në paraburgim, gjykata refuzon garancinë prej 2,550 euro

Fadil Fazliu mbetet në paraburgim, gjykata refuzon garancinë prej 2,550 euro

Drejtësi
Aeroplani qeveritar ka defekt që nga 3 dhjetori, riparohet me pjesë të përdorura sepse më nuk prodhohen të reja për serinë “LearJet 60”

Aeroplani qeveritar ka defekt që nga 3 dhjetori, riparohet me pjesë të përdorura sepse më nuk prodhohen të reja për serinë “LearJet 60”

Lajme
Kalo në kategori