LAJMI I FUNDIT:

Fshati pa qasje në internet bëhet me ‘ueb-faqe’ të shumta (Foto)

Fshati pa qasje në internet bëhet me ‘ueb-faqe’ të shumta (Foto)

Banorët e një fshati të vogël, tregojnë se ende mund të jetohet pa pajisje teknologjike dhe pa internet.

Me 400 banorë kryesisht të shtyrë në moshë, në fshatin Civitacampomarano që ndodhet në qendër të Italisë, jo vetëm se nuk ka internet por edhe valët e telefonit mobil kapen me vështirësi, transmeton Telegrafi.


Por, me anë të një projekti artistik, ky vend është kthyer në një hapësirë me ‘ueb-faqe dhe rrjete sociale’.

Në këtë mënyrë po tregohet se ‘komunikimi, porositë, shpërndarja dhe grupet e ndryshme’, kanë ekzistuar edhe më parë.

Këndi ‘YouTube’ është bërë në një lokal, ku mblidhen disa njerëz, ulen dhe shikojnë televizor.

Kërkimin në ‘Tinder’ e kanë thjeshtësuar, duke e bërë në një vend ku çiftet takohen dhe njoftohen së bashku.

E një grua që njeh histori të ndryshme, e përfaqëson ueb-faqen e njohur ‘Wikipedia’.

Ky vend është bërë një atraksion turistik, ku po shkojnë njerëz nga vende të ndryshme, që të shohin se si mund të jetohet pa u kyçur në internet. /Telegrafi/

Fshati italian 2

Fshati italian 3

Fshati italian 4

Fshati italian 5

Fshati italian 6

Fshati italian 7

Fshati italian 8

Fshati italian 9

Fshati italian 10

Fshati italian 11