"Fshati i krokodilëve" mahnit turistët nga e gjithë bota


Bazoule, "fshati i krokodilëve" në Burkina Faso, Afrikë, po tërheq vëmendjen e vizitorëve.
Krokodilët, të cilët konsiderohen të shenjtë për shkak të një legjende që daton 500 vjet më parë, mbrohen nga banorët vendas në fshatin, i cili është 30 kilometra larg kryeqytetit Vagadugu.

Turistët që shkojnë në rajon mund t'i shohin nga afër krokodilët nën mbikëqyrjen e kujdestarëve, të bëjnë foto dhe t'i ushqejnë me pagesë.
Disa nga vizitorët e fshatit prekin krokodilët dhe bëjnë foto me ta. /AA/

Nga
Telegrafi
07/06/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































