LAJMI I FUNDIT:

Fryrja e barkut – një ndjesi e pakëndshme dhe bezdisëse, por si të shpëtojmë prej saj?

Fryrja e barkut – një ndjesi e pakëndshme dhe bezdisëse, por si të shpëtojmë prej saj?

Si të mos ndjeni fryrje barku? Ja katër mënyra të thjeshta

A ndiheni të fryrë tani? Të dhënat e Google Trends tregojnë se kërkimet për “ushqime kundër fryrjes” janë rritur me 400% në 30 ditët e fundit, ndërsa numri i njerëzve që përpiqen të përcaktojnë “arsyet e fryrjes” është dyfishuar.


Rhian Stephenson, një nutricioniste shpjegon për “Vogue”, katër gjërat kryesore që trajtojnë fryrjen:

Lëvizni sa më shumë

Nëse lëvizni shumë, ju do t’i vini zorrët e kontraktuara më shpejtë në punë. “Nëse nuk lëvizni shumë, kjo çon në kapsllëk dhe probleme bakteriale në zorrë,” shpjegon Stephenson.

Nëse problemi mund të jetë ngrënia e shpeshtë, Stephenson rekomandon një diferencë prej 12 orësh nga vakti i darkës deri mëngjesin tjetër.

Shmangni ushqimin e papërpunuar

“Ushqimi i papërpunuar është i vështirë për t’u tretur dhe përkeqëson fryrjen,” thotë Stephenson. “Perimet janë burime të shkëlqyera të fibrave, vitaminave dhe mineraleve, por duhet të reduktoni konsumin nëse fryrja është problem”.

Zëvendësojini ushqimet e papërpunuara me versionet e gatuara, derisa të filloni të ndiheni më mirë.

Këshilla e gastroenterologut për ditët kur vuani nga fryrja e barkut
Lexo po ashtu Këshilla e gastroenterologut për ditët kur vuani nga fryrja e barkut

Pini uthull molle

“Përveçse ka një efekt mbrojtës, uthulla e mollës është e shkëlqyer për tretjen. Ndihmon në nxitjen e tretjes duke i ndarë format joaktive të enzimave tretëse në format e tyre aktive,” shpjegon nutricionistja, citon Anabel.

Pini alkoolin e duhur

Pijet alkoolike dihet që nuk janë të mira për zorrët, por të paktën pini të duhurat. Shmangni shampanjën, verën e bardhë ose koktejet me sheqer.

Shijoni pije që japin më pak efekte negative në shëndetin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori