Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami thotë se me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Alternativën, është bërë hapi i parë në drejtim të krijimit të frontit opozitar në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kasami paralajmëroi se një hap i këtillë së shpejti mund të bëhet edhe me Grupin e Zjarrit, ndërsa ka paralajmëruar përfshirje edhe të një grupi të siç thekson të pakënaqurve në Aleancën e Shqiptarët dhe organizatave të dala nga konflikti i vitit 2001.
“Jemi në bisedime shumë të afërta edhe me eksponentë të ashtuquajturit Grup i Zjarrit. Ne vlerësojmë se pas vendimeve të fundit të kryesisë së BDI-së për largimin e eksponentëve kryesorë të rebeluar nga BDI, ne besojmë se është kjo një mundësi që të formalizojmë bashkëpunimin edhe me këtë grup, por njëherësh, kemi afër komunikim edhe me të pakënaqur nga ASH, të cilët në asnjë moment nuk mund ta pranojnë të qenit në listat e përbashkëta me BDI-në. Pra deklarimet e fundit me kreun e ASH për një koalicion të mundshëm me BDI-në, tashmë i kanë shtuar edhe zërat e të pakënaqurve brenda kësaj partie politike të cilët kërkojnë që të ulemi dhe të ndërtojmë një kauzë të përbashkët opozitare. Ne jemi në bisedime edhe me shoqata të ish ushtarëve dhe pjesëtarë të sektorit civil, por ky është hapi i parë, ndërsa në ditët në vazhdim do vazhdojmë ndërtimin tullë pas tulle të kësaj kalaje”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i Lëvizjes BESA.
Edhe Alternativa e Afrim Gashit ka bërë thirrje intelektualëve që janë kundër krimit dhe korrupsionit që t`i bashkohen frontit opozitar.
“Përkundër asaj se ne jemi parti politike, në këtë front opozitar do të jenë të mirëseardhur të gjithë ata që e shohin veten në këtë anë, qofshin parti, OJQ, personalitete publike etj. Mjafton të deklarohen publikisht se janë kundër korrupsionit të BDI-së dhe për avancimin e jetës së shqiptarëve në vendin tonë. Rrjedhimisht, kjo vlen edhe për Grupin e Zjarrit, me të cilët po ashtu kemi komunikim dhe urojmë që sa më shpejt të distancohen nga subjekti që i ka traumatizuar dhe shpërngulur shqiptarët në këto 20 vjetët e fundit”, thonë nga Alternativa.
Nevzat Bejta nga Grupi i Zjarrit thotë se edhe përkundër faktit që nuk është biseduar kjo temë, nuk përjashtohet mundësia e tillë e bashkëpunimit.
“Çdo gjë që është në interesin e anëtarësisë dhe votuesve, ne do bashkohemi me ata të cilët mbrojnë interesat e votuesve dhe shoqërisë tonë. Normal në proceset demokratike nuk është e ndaluar që të mos zhvillohen bisedime me përfaqësuesit e partive të tjera politike. Ne jemi fraksion dhe ne e kemi të drejtën të bisedojmë me gjithë përfaqësuesit e partive politike që ia duan të mirën shoqërisë shqiptare dhe shoqërisë tonë në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Nevzat Bejta, Fraksioni i BDI-së Grupi i Zjarrit.
Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, ditë më parë shpalosi idenë e krijimit të një fronti opozitar, i cili, sipas tij do të kishte për synim rrëzimin e Qeverisë. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kocevski: Ish inspektorë komunalë të ndërtimit, ish drejtorë të DMSH-së dhe ish ministra përfshihen në zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan

Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

Tragjedia në Koçan, Kocevski: Ministri Durmishi nuk është i përfshirë në hetimin për shkak se nuk ka procedurë për licencë të re

A e ka arritur LVV-ja numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë?

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Zgjerimi i diplomacisë – Osmani takon ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve nga Afrika dhe Lindja e Mesme

Rrëfimi që thyen tabutë - një burrë do flas për herë të parë për dhunën seksuale të përjetuar në luftë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4