LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Jankullovska dhe Janakieski publikisht e pengojnë hetimin për ‘Titanik’

FRODEM: Jankullovska dhe Janakieski publikisht e pengojnë hetimin për ‘Titanik’

Jankullovska dhe Janakieski në paraqitjet e tyre publike në kundërshtim me dispozitën e parashikuar në Ligjin e Procedurës Penale janë paraqitur detaje gjatë hetimeve paraprake dhe paraqitën “faktet” e tyre dhe se ata me vetëdije kanë penguar publikisht sjelljen paanshëm në rrjedhën e mëtejshme të hetimeve paraprake, ka reaguar FRODEM, transmeton Telegrafi.

“Në paraqitjet e tyre mediatike, të dy me vetëdije kanë kryer ndikim publik në dëshmitarët e mundshëm, ekspertë, dhe bashkëpunëtorët e mbulimit të procesit. Kështu, ata kanë shkelur nenin 165 paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale. Prandaj FRODEM apelon Prokurorinë Speciale të mos lejoj paanshmëri të hetimeve në rastin e ‘Titanikut’ dhe të merren në pyetje për shkeljet publike të Ligjit për procedurë penale. Për shkak të kësaj shkelje precedent të të dyshuarve me ndihmën e disa mediumeve, PSP-ja është e detyruar përsëri t’i arrestoj dy të dyshuarit. Vetëm duke pranuar paraburgimin nga ana e gjyqtarit në hetimin paraprak do të parandalohet edhe ndikimi i pabesë të dëshmitarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë dhe se do të lejojë një veprim objektiv dhe të paanshëm të mëtejshme’’, vlerëson FRODEM. /Telegrafi/