LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Gruevski i shmanget drejtësisë, sonte të gjithë para PSP-së!

FRODEM: Gruevski i shmanget drejtësisë, sonte të gjithë para PSP-së!

Sipas FRODEM, lideri i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski ka frikë nga zgjedhjet dhe i shmanget drejtësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘FRODEM vlerëson se ‘bishti’ i OBRM-së ose i vetmuari Gruevski ka frikë nga zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë. Prandaj Gruevski përmes tërheqjes së krizës së vështirë në vendshtetit, zgjedhjet parlamentare t’i transferojë vitin e ardhshëm, t’i bashkojë me ato lokale dhe në këtë mënyrë të mbuloj rezultatet e dobëta. Në të njëjtën kohë, Gruevski me shtrirjen e krizës ka për qëllim të shmanget nga drejtësia për të krijuar një krizë edhe më të madhe’, thuhet ndër të tjera nga FRODEM.


FRODEM fton të gjithë qytetarët, drejtësidashës demokrat dhe patriotë, pavarësisht përkatësive politike, fetare ose etnike, të gjithë të bashkuar së bashku sonte në ora 19:00 në objektit Prokurorisë Speciale për të mbështetur kthimin e drejtësisë dhe dinjitetit në Maqedoni. /Telegrafi/