LAJMI I FUNDIT:

Frika nga përhapja e coronavirusit, Kina ashpërson masat e lëvizjes së civilëve në Hubei – një grua filmohet duke pështyrë butonat e ashensorit

Frika nga përhapja e coronavirusit, Kina ashpërson masat e lëvizjes së civilëve në Hubei – një grua filmohet duke pështyrë butonat e ashensorit

Kina ka vendosur ka vendosur të ashpërsoj kufizimin e lëvizjes së civilëve në provincën Hubei, ku qyteti kryesor Wuhan i kësaj province po konsiderohet si epiqendra e epidemisë së re të coronavorisut që tashmë ka marrë emrin e ri COVID-19.

Mbi 60 milionë njerëz që jetojnë në këtë provincën, nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë përveç nëse kanë ndonjë rast urgjent. Përdorimi i veturave private është rreptësisht e ndaluar, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që virusi vdekjeprurës COVID-19 është i pazakontë, lloj i ri i coronavirusit që rrezikon sistemin respirator. Shkurtesa CO do të thotë për “corona”, VI “virus” kurse D “desease” apo sëmundje. E numri 19-të simbolizon shfaqen e virusit për herë të parë (2019.

Banorët në Wuhan janë të detyruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, kurse çdo tre ditë, një person duhet të dalë nga shtëpia për të blerë ushqim dhe artikujt e tjerë të nevojshëm. Në ndërtesa dhe komplekse, vetëm një hyrje do të jetë e hapur, ku në të do të qëndrojnë rojtarët e armatosur që do të sigurohen se askush nuk guxon të dalë apo hyjë.

Të gjitha marketet do të jenë të mbyllura, përveç barnatoreve, hoteleve dhe lokaleve afariste që i kanë brenda. Të njëjtën kohë Pekini ka vendosur që të gjithë personat që futen në qytet, duhet t’i kalojnë 14 ditë në karantinë, përndryshe do të arrestohen. E Banka Qendrore e Kinës ka filluar të dezinfektoj edhe paratë, me qëllim që të ndalë zgjerimin e virusit COVID-19.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të ndryshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nëpër ashensorë, ku shihen se si disa persona qëllimisht zgjerojnë apo shpërndajnë virusin që ka ngritur në këmbë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori