LAJMI I FUNDIT:

Freskohu këtë verë me Samsung Windfree!

Freskohu këtë verë me Samsung Windfree!

Temperaturat e verës janë jashtëzakonisht të larta, duke i bërë ato të papërballueshme. Ky problem me temperaturat e tepërta na ndjek kudo, qof në shtëpi, në zyre, apo në makinë. Ndërsa vera po afrohet, kondicioneri është “shpëtimtari” ynë i vetëm, prandaj klimat Samsung WindFree të cilat i gjeni në çdo dyqan të Aztech, ju ndihmojnë të qëndroni në një atmosferë freskuese gjatë gjithë verës.

Me teknologjinë Wind-Free Cooling të Samsung, mund të shijoni ftohje të shkëlqyer pa ndjesinë e pakëndshme të ajrit të ftohtë gjatë kohës kur fryen drejtpërdrejt në trupin tuaj. Ftohja Wind-Free shpërndanë në heshtje dhe butësisht ajrin e ftohtë përmes 23,000 mikro vrimave të ajrit pasi të keni rregulluar temperaturën tuaj të dëshiruar, duke siguruar që të mos ketë ftohje të tepërt. Veçoria e ftohjes automatike me AI3 në kondicionerët Wind-Free të Samsung e bën më të lehtë dhe të veçantë përdorimin e saj. Pajisjet përdorin inteligjencën artificiale për të analizuar dhomën, temperaturat dhe mënyrat e ftohjes së preferuar nga përdoruesi, madje analizon edhe motin jashtë për t’u përshtatur automatikisht me temperaturat e dhomës.

Teknologjia Wind-Free Cooling e Samsung jo vetëm që ruan një temperaturë të rehatshme të dhomës, por gjithashtu përfshin një filtër të specializuar që e mban ajrin në shtëpinë tuaj të pastër dhe higjienik. Ky filtër Tri-Care largon 99,9% të baktereve dhe viruseve që janë kapur brenda tij. Gjithashtu, ju mund ta mbani shtëpinë tuaj në një temperaturë të përshtatshme varësisht nga orarin juaj ditor përmes vetëm një telekomande. Klima pa erë ndërvepron me aplikacionin SmartThings3, duke i lejuar përdoruesit të kontrollojnë kondicionerin nga smartphone i tyre, të planifikojnë dhe të ndryshojnë temperaturën dhe madje të monitorojnë konsumin e energjisë.

Përveç se është e rëndësishme të qëndroni të freskët gjatë ditëve të nxehta, ajri i kondicionuar ka të bëjë më shumë sesa thjeshtë uljen e temperaturës. Sistemi i ftohjes WindFree ju mban të freskët, ndërkohë që kursen energjinë elektrike. Kur operoni me modelin pa erë, njësia e jashtme konsumon energji minimale duke përdorur deri në 77% më pak energji elektrike në krahasim me mënyrën e ftohjes së shpejtë.

Nuk ka dyshim se emri Samsung është i njohur në mbarë botën për shumëllojshmërinë e gjerë të produkteve që kompania ofron. Nëpërmjet kondicionerëve Samsung Windfree, ju kurseni energji, menaxhoni temperaturën e dhomës edhe nga ambienti i jashtëm, qëndroni në një temperaturë të rehatshme pa ndikuar në ftohjen e tepërt dhe qëndroni në ajër të pastër pa baktere.

Samsung WindFree është një avancim në shtëpinë tuaj që ju mban të freskët dhe ofron lehtësimin ideal nga nxehtësia e madhe. Ju mund të gjeni klimat pa erë në të gjitha dyqanet e AZTECH apo përmes platformës aztechonline.com e cila ju ofron mundësi të ndryshme të pagesave dhe ju sjellë produktin në shtëpi.

Porosit ONLINE në: aztechonline.com

Artikull i sponzorizuar