LAJMI I FUNDIT:

Frano Kulli zgjidhet drejtues i bibliotekës publike ”Gjergj Fishta” në Lezhë

Frano Kulli zgjidhet drejtues i bibliotekës publike ”Gjergj Fishta” në Lezhë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, prezantoi drejtorin e ri të Bibliotekës Publike ”Gjergj Fishta” në Lezhë, Frano Kulli, i cili do të drejtojë një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit.

“Misioni juaj është përsosja edhe më tej e shërbimit, pasurimit me libra të rinj, rritja e numrit të lexuesve, promovimit të talenteve, ndaj keni gjithë mbështetjen time”, u shpreh Frrokaj.

Kulli falënderoi kryebashkiakun për besimin e dhënë në drejtimin e bibliotekës, duke shprehur besimin për të bërë më të mirën e mundshme për bibliotekën dhe qytetin e Lezhës.

Kulli është një personalitet me kontribut të çmuar në fushën e kulturës dhe fushën e medias.