LAJMI I FUNDIT:

Frank Lampard, trajneri me statistikat më të këqija në epokën 17-vjeçare të Abramovich te Chelsea

Frank Lampard, trajneri me statistikat më të këqija në epokën 17-vjeçare të Abramovich te Chelsea

Fitorja 1-0 e Chelseat në derbin e Londrës kundër Fulhamit të shtunën, nuk i ka ndihmuar Frank Lampardit që t’i rregullojë statistikat e tij.

Blutë e Londrës kanë marr vetëm katër pikë nga 18 të mundshme në gjashtë ndeshjet e fundit, duke e kthyer pozicionin e ish-mesfushori, tani trajner në rrezik.


Emri i Thomas Tuchel ka kohë që është lidhur me “Stamford Bridge”.

Fitorja kundër Fulham ende nuk e ka kaluar rrezikuan që e ka Lampard, pasi ai është trajneri më i keq në epokën 17 vjet e gjysmë të Roman Abramovich në klub, mesatarisht me vetëm 1.70 pikë për ndeshje në Ligën Premier.

Me Lampard, vendin e zë Andre Villas-Boas, si dy trajnerët më pak të suksesshëm nën ‘mbretërinë’ e Abramovich, me trajnerin portugez që u shkarkua pas vetëm 27 ndeshjeve.

Çuditërisht trajneri më i mirë në kohën e rusit është Avram Grant, i cili kishte një mesatare prej 2.31 pikësh për ndeshje.

Lampard arriti nga Derby County në verën e vitit 2019 dhe ka qenë në krye për 56 ndeshje të Ligës Premier, në të cilat ai ka fituar 28, ka marr barazime 11 dhe 17 humbje.

Vitin e kaluar, Chelsea përfundoi në vendin e katërt, duke zënë vendin e fundit të Ligës së Kampionëve dhe humbi në finalen e Kupës FA nga Arsenali (2-1), ndërsa u përkul nga Liga e Kampionëve në fazën e 16-të fundit ndaj Bayern Munchen pas humbjes 7-1 në total.

Më shumë gola të pësuar që nga viti 2003

Lampard kishte një përkushtim ndaj lojtarëve të rinj sezonin e kaluar, me lojtarë të tillë si Mason Mount, Callum Hudson-Odoi, Reece James dhe Tammy Abraham që të gjithë u paraqitën shumë për Blues.

Pavarësisht se skuadrës i janë shtuar emra si Timo Werner, Kai Havertz, Thiago Silva dhe Hakim Ziyech, ekipi po pranon shumë gola, kur me 54 gola këtë sezon, rekordin e tyre më të keq në këtë kategori e mban sezoni 1996/ 97, kur pranuan 79 gola në të gjitha garat.

Asnjëherë një trajner nuk ka pësuar kaq shumë në epokën Abramovich , me Lampard që ka mesataren e 1.44 gola të pësuar për ndeshje.

Sipas Squakëa, pas tij vijnë Roberto Di Matteo (1.33), Guus Hiddink (1.26) dhe Villas-Boas (1.08).

Ka një statistikë të mirë

Jo gjithçka është keq tek Chelsea, pasi në një statistikë qëndrojnë mirë, pasi janë ekipi i dytë me më shumë gola në 15 minutat e fundit të ndeshjeve me 11 këtë sezon.

Vetëm Leicester City ka shënuar më shumë (12), diçka për të cilën duhet të jetë i vetëdijshëm Atletico Madrid në ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve me Blutë në shkurt.

Chelsea gjithashtu ka shënuar më së shumti nga ndërprerjet së bashku me Evertonin e Carlo Ancelotti, të dy skuadrat në shtatë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori