LAJMI I FUNDIT:

Françoise Choveaux, pjesë e koncertit të Filarmonisë së Kosovës

Françoise Choveaux, pjesë e koncertit të Filarmonisë së Kosovës

Ambasada e Francës në Kosovë bën të ditur se pianistja dhe kompozitorja e njohur franceze, Françoise Choveaux, do të jetë në Kosovë nga data 24-28 nëntor 2018, dhe se do të jetë pjesë e koncertit i cili organizohet nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës – në bashkëpunim me Ambasadën e Francës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Choveaux do të mbajë një masterklasë me studentët e muzikës të martën, më 27 nëntor nga ora 10:00-12:00, në lokalet e Orkestrës Filarmonike të Kosovës. Po të njëjtën ditë, nga ora 18:00, në Aleancën Franceze të Prishtinës (rr. Lah Nimani 15) do të mbajë një takim me fëmijët dhe adoleshentët, ku do të flasë për karrierën e saj si pianiste.


Koncerti do të mbahet me datë 26 nëntor 2018, duke filluar nga ora 20:00, në Sallën e kuqe në Prishtinë.