LAJMI I FUNDIT:

François Hollande: Kemi dhënë fjalë, do e ndihmojmë Ballkanin Perëndimor

François Hollande: Kemi dhënë fjalë, do e ndihmojmë Ballkanin Perëndimor

Procesi i zgjerimit të BE vazhdon edhe pas vendimit britanik për Brexit, ka deklaruar sonte në Paris kryetari i Francës, François Hollande pas përfundimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi i Britanisë së Madhe në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë ndaj angazhimit të BE drejt vendeve ballkanike, në pajtim me kushtet të cilat janë vendosur para tyre. Kjo ishte e nevojshme të theksohet, sepse ne e dhamë fjalën, ka porositur Hollande në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit.


Hollande po ashtu ka theksuar që BE paraqet “projekt paqësor“, ndërsa vendet nga Ballkani Perëndimor të cilët kanë pasur përvojë me lufta qytetare, nacionalizëm dhe ekstremizëm dinë ta respektojnë paqen.

Ai ka shtuar se në takim është biseduar edhe për projekte konkrete nga sfera e energjetikës dhe transportit, të cilët siç ka thënë ai, duhet të sjellin deri në përforcim të marrëdhënieve ekonomike në rajon, ndërsa në realizimin e të cilit do të investohen 450 milionë euro.

Në këtë Samit është biseduar edhe për problemet me radikalizmin dhe rekrutimin e luftëtarëve nga vendet e rajonit në radhët e xhihadistëve./Telegrafi/