LAJMI I FUNDIT:

Francezi që po e cilëson veten si “pacienti zero”, ishte prekur me COVID-19- në qysh në dhjetor të vitit të kaluar

Francezi që po e cilëson veten si “pacienti zero”, ishte prekur me COVID-19- në qysh në dhjetor të vitit të kaluar

Një burrë 43-vjeç nga Franca po e cilëson veten si “pacienti zero” që ishte infektuar me coronavirus në dhjetor të vitit të kaluar, raporton Daily Mail.

Amirouche Hammar, kur kishte shkuar në spital në Parit, mjekët i kishin thënë se duhet t’i nënshtrohet sërish testit të vjetër të gripit, që në fund rezultoi të jetë pozitiv në coronavirus më 27 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Këto rezultate janë tregues më i mirë se virusi ishte përhapur në Francë shumë kohë para 24 janarit, ku ky rast zyrtarisht u regjistrua si pari i pari i konfirmuar me COVID-19.

Duke folur për BFMTV, Hammar tha se ka pësuar “dhimbje të mëdha” në gjoks, por mjekët fillimisht ia kishin dhënë diagnozën e gabuar, derisa më vonë e kuptuan se bëhej fjalë për infeksion në mushkëri.

Por nuk dihej se si Hammar kishte marrë virusin, pasi që nuk kishte pasur kontakt të drejtpërdrejt me Kinë, vend ky ku kishte shpërtheu virusi në fund të vitit të kaluar.

Mirëpo gruaja e tij punon në një super market në afërsi të aeroportit Charles de Gaulle në Paris, ku pasagjerët bëjnë shpesh shoping para se të nisen drejt vendeve tjera të botës.

Mjeku që kishte zbuluar rastin, tha se gruaja e pacientit kishte punuar në një market peshku me kolegë që kishin prejardhje nga Kina.

“Pyesnim veten nëse ajo ishte infektuar dhe ishte asimptomatike”, ka deklaruar Dr Yves Cohen nga spitali Avicenne ku Hammar është trajtuar.

Hammar qe jeton në Bibigny, ka pranuar se Dr Cohen e kishte kontaktuar disa ditë më vonë për ta informuar se ka rezultuar “100 për qind pozitiv” në testin e virusit.

Asokohe, ai kishte simptoma të ngjashme me ato të grupit, kollë, probleme me frymëmarrje që tani po cilësohen si simptoma të COVID-19.

Ai fillimisht mendonte se bëhet fjalë për një grip, por duke parë se gjendja e tij shëndetësore nuk po përmirësohej, shkoi në spital ku i është nënshtruar oksigjenoterapisë.

“Në orë 5 të mëngjesit vendosa të marr veturën dhe të nisem me të drejt e në spital. Kisha probleme të mëdha me frymëmarrje”, ka shtuar ai.

Mjekët kishin probleme të identifikojnë sëmundjen dhe të dinë me saktësi se çfarë po ndodhte me 43-vjeçarin, por fillimisht i thanë se mund të jetë infeksion i mushkërive, duke e paralajmëruar se sëmundja e tij është shumë serioze.

Pas disa ditëve qëndrimi në spital, u rikthye në shtëpi me shpresën se është shëruar, duke mos e ditur se ai ishte infektuar me një virus të ri.

Kina e kishte raportuar virusin e ri në OBSH më 31 dhjetor, por nuk kishte raste të konfirmuara deri më 13 janar dhe kështu edhe Franca nuk kishte regjistruar as edhe një rast deri më 24 janar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori