LAJMI I FUNDIT:

“France24”: Shqipëria do të kthehet në parajsë mbetjesh (Video)

“France24”: Shqipëria do të kthehet në parajsë mbetjesh (Video)

Televizioni francez ‘France24’ i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë dhe çështjes së importit të mbetjeve që pritet të miratohet nga Parlamenti.

Reportazhi bën pjesë të analizës të gjithë aktorët duke nisur nga politika, deputeti Eduart Shalsi, iniciator i këtij ligji deri tek shoqëria civile.


Por nuk mungon as një deklaratë e fortë në hyrje të kronikës. Gazetarët e quajnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës, i cili tashmë është duke luftuar me tonelata mbeturina të papërpunuara.

“Qeveria shqiptare po këmbëngul të miratojë një ligj që do të legalizojë importimin e mbetjeve të para në vend. Autoritetet thonë se kjo do të sigurojë një rritje të ndjeshme në sektorin e riciklimit dhe më gjerë në ekonominë e vendit. Por shumë qytetarë kanë shprehur dyshime në aftësinë e autoriteteve për të monitoruar në mënyrë strikte importin e mbetjeve, kjo në vendin më të korruptuar të Europës, i cili tashmë është duke luftuar me tonelata mbeturina të papërpunuara”, nis reportazhi i France24 për Shqipërinë.

Gazetarët francezë kanë folur me riciklues që janë të interesuar për miratimin e ligjit dhe kanë parë nga afër punën e tyre duke dëgjuar dhe ankesat. Nga ana tjetër nuk mundon as zëri i shoqërisë civile. Kreu i AKEP, Lavdosh Ferruni nuk ndryshon qëndrim dhe thotë se është kundër importit të mbetjeve.

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduart Shalsi jep arsyet e tij pse ky ligj duhet të miratohet duke sqaruar se vendi ynë nuk ka si synim depozitimin e plehrave, por do të importojë vetëm ato mbetje që sipas tij futen në listën e gjelbër të BE.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se zhurma e krijuar se Shqipëria do të kthehet në një depozitë të mbetjeve është e pavërtetë. Ajo që ne do të importojmë është ajo që në BE quhet si lista e gjelbër e mbetjeve”, është shprehur Shalsi

Në përfundim të reportazhit, “France 24” shprehet se qeveria shqiptare po kërkon ta kthejë vendin në një parajsë të riciklimit të mbetjeve, por duhet të marrë parasysh kapacitetet që ka dhe vështirësitë që ky import krijon.

“Shqipëria po kërkon të kthehet në parajsën e riciklimit të mbetjeve në Evropë. Por sa është e mundur kjo për shtetin më të korruptuar të Europës, dhe që e ka mjaft të vështirë kontrollin e territorit dhe të doganave? Sa siguri ofron Shqipëria për qytetarët e saj se çfarë do të importohet dhe si do të riciklohet? Për të gjitha këto, qeveria duhet të japë një përgjigje, përpara se ky ligj të nisë zbatim”, mbyllet kronika për Shqipërinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori