Në ndeshjen hapëse të Evropianit, Franca si organizatore e turneut do të presë Rumaninë në orën 21:00 në “Stade de France”, në një sfidë ku “Gjelat” shkojnë si favoritë.
Në fakt formacioni i Didier Deschamps është edhe një ndër favoritët për ta ngritur lart trofeun për herë të tretë në histori, për të barazuar rekordin e Spanjës dhe Gjermanisë.
Vendasit synojnë të bëhen i vetmi vend organizator që triumfon në Evropian që pas turneut të vitit 1984, që u fitua pikërisht nga Franca e Michel Platini, Giresse, Tigana etj. Mirëpo është fakt që në edicionet e fundit Blutë nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se çerekfinalet, ndërsa në 2008-ën është eliminuar që në fazën e grupeve.
Franca vjen në këtë Evropian në një formë të shkëlqyer, teksa ka mundur të triumfojë në 9 nga 10 ndeshjet e fundit. Didier Deschamp ka dilema për sa i përket formacionit në fazën sulmuese.
Pa Karim Benzema, i mbetur jashtë listës për shkak të çështjes Valbuena, i vetmi që duket se e ka vendin të sigurt është Antoine Griezmann, ndërsa dy sulmuesit e tjerë do të zgjidhen mes Kingsley Coman, Andre-Pierre Gignac, Olivier Giroud, Anthony Martial dhe Dimitri Payet. Pas dëmtimit të Lassana Diarra, Ngolo N’Kante mund të plotësojë treshen e mesfushës përkrah Blaise Matuidi dhe Paul Pogba, ndërsa Adil Rami besohet se do të vendoset në qendër të mbrojtjes përkrah Laurent Koscielny.
Franca konsiderohet skuadra për t’u mundur dhe ndoshta pritshmëritë janë që të arrijë një fitore të lehtë ndaj Rumanisë, por është fakt që përfaqësuesja ballkanase gjatë eliminatoreve ka pësuar vetëm dy gola në 10 ndeshje.
Franca vërtet është e pamposhtur në 10 përballjet me Rumaninë, por 4 nga 5 përplasjet e fundit mes tyre kanë përfunduar në barazim. Të dyja skuadrat janë ndeshur në vetëm dy raste gjatë finaleve të Evropianit, me “Gjelat, që kanë fituar 1-0 në Angli 1996, ndërsa në 2008-ën në Austri dhe Zvicër gjithçka u mbyll në barazim pa gola. Rumania nuk ka emra të mëdhenj në përbërje por mbetet skuadra e e dytë me moshë mesatare më të vogël, pikërisht 22.4 vjeç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ka ndërruar jetë Oliver Miller, basketbollisti më me mbipeshë në historinë e NBA

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker