LAJMI I FUNDIT:

Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti, thotë Elysee

Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti, thotë Elysee

Franca do t’i japë Ukrainës ndihma shtesë ushtarake në ditët dhe javët e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur nga Elysee të martën, pasi presidenti Emmanuel Macron foli me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Presidenti i Republikës përsëriti vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme… Ai ishte gjithashtu në gjendje të detajonte dërgesat për ditët dhe javët e ardhshme në mbështetje të përpjekjeve ushtarake ukrainase”, thuhet në një deklaratë.


Një zyrtar i Elysee nuk pranoi të shtjellojë se çfarë mund të përfshijnë dërgesat.

Në bisedën e tij me Zelensky, Macron theksoi mbështetjen e tij për një armëpushim gjatë Lojërave Olimpike në Paris këtë verë, thuhet në deklaratë, e cila do të përfshinte ndërprerjen e operacioneve të Rusisë dhe marrjen e “të gjitha iniciativave të dobishme diplomatike” për hapjen e negociatave.

Javën e kaluar, presidenti i Kinës, Xi Jingping mbështeti thirrjen për një armëpushim global gjatë Olimpiadës së Parisit.

Kujtojmë se së fundmi, trupat ukrainase mbeten të angazhuara fuqishëm ndaj forcave ruse.

Në këtë drejtim, kreu i forcës policore të Ukrainës në rajonin e Kharkiv e ka përshkruar situatën në qytetin Vovchansk si “jashtëzakonisht të vështirë”.

Ndërsa Oleksiy Kharkivskiy, shefi i policisë patrulluese të Vovchansk, tha në Facebook se forcat ruse po vendosin pozicione brenda qytetit.

Këto lëvizje janë pjesë e “ofensivës urgjente” të Moskës në rajonin e Kharkiv, e cila po e detyron Ukrainën të nxitojë me përforcime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit publikuan një video: Për herë të parë, ne i kapëm rusët pa përdorimin e këmbësorisë

Ukrainasit publikuan një video: Për herë të parë, ne i kapëm rusët pa përdorimin e këmbësorisë

Evropa
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa - përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës

La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa - përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës

Amerika Latine
Regjimi po e gëlltit veten - Putin po i 'vret' edhe besnikët e tij

Regjimi po e gëlltit veten - Putin po i 'vret' edhe besnikët e tij

Evropa
Rama duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale lavdëron në gjuhën malazeze, Abazoviqin

Rama duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale lavdëron në gjuhën malazeze, Abazoviqin

Mali i Zi
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Kalo në kategori