LAJMI I FUNDIT:

Franca do ta zgjasë kohën e administrimit të dozave kundër COVID-19

Franca do ta zgjasë kohën e administrimit të dozave kundër COVID-19

Franca do të zgjasë intervalin kohor ndërmjet dozës së parë dhe të dytë të vaksinave kundër coronavirusit, që janë prodhuar nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, me qëllim që ta përshpejtojë fushatën e imunizimit të vendit.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran i tha gazetës JDD më 11 prill se dozat e vaksinave kundër COVID-19, të këtyre kompanive, do të jepen me një interval prej gjashtë javësh dhe jo katër sa ishte deri më tani.


“Kjo do të na lejojë ne që të vaksinojmë më shpejtë (popullatën) pa e zvogëluar mbrojtjen”, tha Veran për gazetën JDD.

Pas një fushate të ngadaltë të imunizimit, Franca tani është afër administrimit të 10 milionë dozave të para. Qeveria thotë se ka për synim që të administrojë edhe 10 milionë doza të tjera deri në mesin e muajit maj.

Ministri Veran po ashtu tha se javën e ardhshme, vaksina e kompanisë AstraZeneca do të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët mbi 55 vjeç.

Disa ekspertë shëndetësorë kanë avokuar që të zgjatet koha ndërmjet administrimit të dozës së parë dhe të dytë, teksa shtetet po luftojnë me përhapjen e varianteve të reja të virusit, por edhe të mungesës së furnizimit me vaksina. Kjo gjë është mbështetur edhe nga disa studime që kanë treguar se një dozë e vaksinës ofron mbrojtje të mjaftueshme nga sëmundja e rëndë, dy javë pas administrimit të saj.

Britania ishte vendi i parë që mori vendim për zgjatjen e intervalit kohor ndërmjet dy dozave të Pfizer/BionTech, Modernas dhe AstraZenecas dhe në këtë shtet, doza e dytë mund të merret pas 12 javësh. Kjo gjë i lejojë shtetit që më shpejtë të administrojë dozat e para për më shumë se gjysmën e popullatës.

Por, ky vendim është kritikuar nga disa shtete, të cilat e kanë konsideruar të rrezikshme, por për shkak të mungesës së furnizimeve me vaksina, kjo metodë tashmë ka filluar të marrë mbështetje.

Në Shtetet e Bashkuara, vaksinat me dy doza administrohen në interval kohor prej tre deri në katër javë.

Ekspertët shëndetësorë, siç është Antony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve ngjitëse, ka thënë se është më mirë të ndiqen metodat që janë testuar në studimet klinike, në mënyrë që të ofrohet mbrojtje maksimale për qytetarët që vaksinohen.

Në SHBA, pothuajse një e katërta e popullsisë së rritur është vaksinuar plotësisht. Rreth 40 për qind e të rriturve tashmë kanë marrë një dozë të vaksinës. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori