Franca ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020.

Francezët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Saint-Denis të Parisit kundër Islandës me rezultat 4:0.

Me të filluar pjesa e parë, “trekolorët” treguan superioritet me aksione të rrjedhshme dhe realizim të një goli.

Samuel Umtiti realizoi gol në të 12 minutë pas një harkimi të mirë të Kylian Mbappes, i cili ishte edhe i vetmi në 45 minutshin e parë.

Benjamin Pavard në të 68 minutë harkoi për mrekulli te Olivier Giroud, i cili dyfishoi epërsinë për kampionët e botës.

Antonie Griezmann i gjendur para portës së kundërshtarit, nuk arriti të trefishoi epërsinë e të besuarve të Didier Deschamps.

Kylian Mbappe shënoi emrin e vetë në listën e realizatorëve në të 78 minutë pas një pasimi të Griezmann.

Ky i fundit më në fund realizoi gol pas shumë përpjekjeve gjashtë minuta para përfundimit të takimit

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi 4:0 në dobi të vendasve.

Theksojmë se në këtë grup, Shqipëria shënoi fitore kundër Andorrës me rezultat 3:0 dhe zë vendin e tretë.

Pas kësaj, Franca zë vendin e dytë të renditjes tabelore me gjashtë pikë në grupin H, gjersa Islanda është e treta me tri pikë. /Telegrafi/